LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja e ariut të plagosur, mendoi se e ka vrarë dhe iu afrua – kafsha e egër mbyt gjuetarin rus

Hakmarrja e ariut të plagosur, mendoi se e ka vrarë dhe iu afrua – kafsha e egër mbyt gjuetarin rus

Një ari i plagosur rëndë ka arritur që para se të ndërronte jetë, ta mbytë edhe gjuetarin që e kishte plagosur.

Fotografitë e rënda shfaqin kufomën e burrit në Tulu të Siberisë, ku kufoma e ariut është gjetur vetëm 54 metra më larg, transmeton Telegrafi.


Besohet se gjuetari i paemëruar kishte shtënë dhe plagosur kafshën e egër nga një platformë e drurit. E duke menduar se e ka mbytur, i ishte afruar ariut që e sulmoi dhe e mbyti.

Gjuetari që ishte shpallur si i zhdukur, është gjetur para se të fillonte operacioni i kërkim shpëtimit në rajonin e Siberisë.

“Kur burri 62-vjeç zbriti nga platforma e drurit, ariu i plagosur e sulmoi dhe e mbyti. Edhe trupi i kafshës së ngordhur është gjetur vetëm 50 metra larg vendit, ku është gjetur kufoma e burrit”, tha një burim që deshi të mbetet anonim.

Kafka ishte shtypur, e në sulmin e tmerrshëm kishte pësuar plagë të rënda nga shputat e ariut, thuhet në raportin e policisë rusë. /Telegrafi/