LAJMI I FUNDIT:

Hakeri riktheu kripto-portofolin që kapte vlerën e mbi dy milionë dollarëve, pasi pronari i saj kishte harruar fjalëkalimin

Hakeri riktheu kripto-portofolin që kapte vlerën e mbi dy milionë dollarëve, pasi pronari i saj kishte harruar fjalëkalimin

Një haker është angazhuar për të ndihmuar Dan Reich të rikthej miliona dollarë vlerë në kriptovaluta nga hardueri i portofolit digjital, nga i cili kishte humbur fjalëkalimin vite më parë.

Në rrëfimin e titulluar “Hakimi i kripto portofolit 2 milionë dollarësh”, Verge kishte raportuar katër vite më parë, ku Reich dhe një mik i tij kishin përdorur bitcoin në vlerë prej 50 mijë dollarë për të blerë një kriptovalutë të re të quajtur Theta, që asokohe një e tillë kushtonte vetëm 21 cent, që më vonë i futi në portofolin digjital, transmeton Telegrafi.


E kur Reich deshi të ketë qasje në këtë kriptovalutë kuptoi se së bashku me mikun e tij kishin harruar pinin. Ata madje kishin tentuar 12 herë, duke mos dashur të tejkalojnë limitin prej 16 herë, që me automatizëm më pas fshin të gjitha të dhënat brenda portofolit.

Reich shkroi për humbjen e tij deri në vitin 2020, kur kjo kriptovalutë filloi të rritet në treg dhe ato që i kishte pasur në portofol kapnin vlerën e miliona dollarëve.

Kështu një ditë filloi të kërkoj një haker që do të mund ta ndihmonte. Në shkurt të vitit të kaluar kur portofoli i tij kapte vlerën e 2.5 milionë dollarëve, takoi Joe Grand, inxhinier dhe haker i harduerëve i njohur ndryshe si Kingpin që këshillonte kompanitë sesi duhet mbrojtur produktet e tyre.

Reich shkroi për historinë e tij në bllog dhe dy kompani filmike u angazhuan për ta dokumentuar hakimin. Në përshkrimin e videos, Grand thotë se hakimi i është dukur “punë e lehtë”.

Ai udhëtoi për në Portland për t’ia dhënë portofolin Grandit. Për pak orë edhe ia arriti qëllimit. “Po, po”, tha Reich pasi portofoli i tij me sukses u hakua. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori