LAJMI I FUNDIT:

Hajni vjedh 50 euro në një market në Prishtinë

Hajni vjedh 50 euro në një market në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis 50 euro në një market.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:26 në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se ka ndodhur një grabitje në një market, deri sa një i dyshuar mashkull nën kërcënimin e thikës ka arritur të grabis nga viktima para në vlerë 50 €. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/