Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:15 në Podujevë.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/