Hajnat hyjnë në shtëpinë e Mozzikut, i vjedhin 100 mijë euro, bizhuteri ari dhe 16 armë

Reperi i njohur, Mozzik ka njoftuar se shtëpia e tij është bërë pre e hajdutëve.
Në një postim në rrjetet sociale, reperi nga Ferizaj ka thënë se dëmi i shkaktuar ka qenë i madh.
Ai zbuloi se personat që hyn në shtëpinë e tij kanë vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, ora, unaza dhe bizhuteri të tjera ari.

Mes gjësendeve që ata kanë marrë janë edhe rreth 15-16 armë që reperi mbante në shtëpi, që sipas tij janë të gjitha të pajisura me leje.

Mozzik tha se për këtë tashmë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila po punon për zgjidhjen e rastit.
Më poshtë postimi i plotë i Mozzikut: Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajdutëve) Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën fillimisht dhe kanë marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite . Nuk paskan lënë orë, unaza, zinxhirë, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kanë vjedhë. Dmth i kanë vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha) Dhe kanë vjedhur komplet sistemin e dyerve ( kamera) Falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo vepër penale të zbardhet. Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistët në trojet shqiptare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse veç iu intereson medieve) Na marrshin t'ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kanë vytë se kurrë deri sot s'kam ditë me kthy dikën..sa kanë vjedhë këta hajna unë në vjet i shpërndaj nëpër njerëz pasha të madhin Zot. Shnet Paçi!



























































