LAJMI I FUNDIT:

Hajnat e ngarkuar me pakot e vjedhura, ranë në duart e policisë ende pa dalë prej dere (Video)

Hajnat e ngarkuar me pakot e vjedhura, ranë në duart e policisë ende pa dalë prej dere (Video)

Tentimi për grabitje në një qendër tregtare në Seattle të Shteteve të Bashkuara, u ndërpre shpejtë, pasi hajnat ranë në duart e policisë.

Rojat i kishin njohur të dyshuarit, që besohet se kanë vjedhur edhe më parë dhe njoftuan forcat e rendit, transmeton Telegrafi.


Këta të fundit, shkuan te dera e emergjencave, të cilën ata e kishin përdorur herën e kaluar për të ikur dhe i bllokuan, ende pa dalë përjashta.

Ata arrestuar një burrë 30-vjeçar dhe partneren e tij 21-vjeçare, pasi i detyruan t’i lëshojnë në dysheme pakot që kishin vjedhur. Së bashku me ta, është arrestuar edhe një 21-vjeçare, që qëndronte në ulësen e shoferit të një Toyota, me të cilën besohet se do të arratiseshin.

Për vjedhjen në vlerë të dymijë eurove, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, ndërsa partneri tyre po akuzohet për plaçkitje, sepse i është gjetur një thikë e gjatë. /Telegrafi/