Me ardhjen e stinës së bukur rritet edhe dëshira për të luajtur jashtë. Nxitini fëmijët që të dalin pas shkolle ose gjatë fundjavës në parqe e lulishte. Aty ku mund të heqin plogështinë e ditëve gri të dimrit.
Ditëve të ngrohta, fëmijët shfaqin dëshirën për të kaluar disa orë në parkun e lojërave, me shokët e klasës ose me vëllezërit apo motrat për të luajtur në ajër të pastër. Dhe nga ana tjetër, qielli i kaltër dhe ngrohtësia e diellit nuk duket se zgjojnë dëshirën për të qëndruar brenda në shtëpi, për të vizatuar apo për të parë televizor, transmeton Telegrafi.
Kështu që nuk është ide e keqe, pasi, pas shumë orësh të përqendruar në mësimin që shpjegohet në klasë, fëmijët të çlodhen dhe të qetësohen para se t’iu rikthehen sërish të nesërmen librave të shkollës. Për më tepër, më mirë një vrap i shëndetshëm në park sesa një qëndrim i padobishëm para televizorit.
Pra, është e këshillueshme që ju të plotësoni kërkesat e tyre ose t’i nxisni të dalin pasdite, pasi të kenë bërë detyrat, të paktën për një orë.
Zgjidhni një park të përshtatshëm për ta, të mirëmbajtur dhe të pastër. Zgjidhni parqe të pajisura me rrëshqitëse dhe një pistë ku fëmijët mund të ecin të sigurt me patina ose me biçikletë. Një ditë mund të merrni me vete një top, ditën tjetër litar, raketë tenisi… Pra, me pak fjalë, ka lojëra për të gjitha shijet dhe dëshirat e fëmijëve, mjafton që mos të dembeloseni.
Fatkeqësisht, jo të gjitha lagjet kanë parqe të përshtatshme për fëmijët. Shumë prej tyre janë të ndotur dhe nuk janë të sigurt, pasi nuk janë të rrethuar dhe ky problem shumëfishohet sidomos në qytetet e mëdha, ku ka shumë pak zona të gjelbëruara ose nuk janë të mirëmbajtura.
Të veshur mirë, me tuta, atlete dhe një bluzë, që do t’ju duhet kur të jenë djersitur, fëmijët do të kenë mundësi për të larguar të gjithë stresin e mbledhur gjatë ditëve të shkollës apo gjatë ditëve gri të dimrit. Lërini të vrapojnë, të bërtasin, të hidhen … mos i kërkoni të rrinë urtë dhe të disiplinohen: fëmijët kanë nevojë fiziologjike për të lëvizur dhe për t’u hedhur sa andej-këndej.
Pa i humbur asnjëherë nga sytë, lërini që të argëtohen ashtu siç u pëlqen atyre më shumë, që kur të kthehen në shtëpi të jenë të lodhur, por të gëzuar.
Nëse keni dëshirë, mund të organizoni në park turne të vërteta me grupe, me fëmijët e tjerë që shkojnë aty ose me miqtë e vegjël të djalit/vajzës apo nipit/mbesës tuaj: gara me shami, vrap me pengesa etj.
Në këtë mënyrë, jo vetëm do t’i jepni mundësinë fëmijëve tuaj të heqin plogështinë e dimrit, por ata do të njihen edhe me një mënyrë të re për të jetuar në lagjen dhe qytetin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh
Moda në pranverë vjen me motive etnike
Lëngu i hudhrës rikthen flokun e humbur
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE