LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje të tregtarëve për manipulime të mundshme, Hajdari: Nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë

Marrëveshje të tregtarëve për manipulime të mundshme, Hajdari: Nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.

Hajdari gjatë një konference për medie tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.


“Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet, por mund të marrim masa. Ne kemi marr masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, ku tregtohen furnizohen ndoshta dje në Durrës, kurse sot caktojnë çmimin sipas bursës”, tha Hajdari, përcjell Telegrafi.

“Kjo nuk është fer në treg dhe përmes bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës, ne do t’i identifikojmë të gjitha këto marrëveshje të përbashkëta të tregtarëve dhe produkteve të ndryshme në treg”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, do të shtohen masat e kontrollit të vendimit të marzhës së naftës.

Kurti: Sanksionet ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, është kostoja e mbrojtjes së lirisë
Lexo po ashtu Kurti: Sanksionet ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, është kostoja e mbrojtjes së lirisë

“Jemi në vëmendje të afërt me shtetet e rajonit, duke shikuar a kemi mundësi apo bllokadë që njoftohen apo keqnjoftohen. Pra, nuk kemi asnjë bllokadë për furnizim të naftës. Ndoshta javën e kaluar kishte ngadalësim nga Shqipëria, por me autoritetet jemi siguruar që nuk do të ketë vend për shqetësim të manipuluar se nuk ka stoqe në treg. Do të shtojmë masat e kontrollit të vendimit të marzhës së naftës”, ka përfunduar Hajdari.

Kurse, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka theksuar se sanksionet e vendosura karshi Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor.

Ai ka shtuar se kjo krizë po dikton rritjen e çmimit të naftës. /Telegrafi/