LAJMI I FUNDIT:

Hajdari në Forumin Botëror për Investime: Kosova një vend me potencial për investime të huaja

Hajdari në Forumin Botëror për Investime: Kosova një vend me potencial për investime të huaja

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me një delegacion nga Kosova, është duke marrë pjesë në “Forumin Botëror për Investime”, i cili po mbahet në Abu Dhabi. 

Ministrja Hajdari, në takimet e zhvilluara me homolog nga vendet e ndryshme të botës, përmendi mundësitë dhe potencialin e madh që ka Republika e Kosovës për investimet e huaja dhe
ndërmarrësi, duke theksuar se përkundër sfidave, Kosova ka shënuar trend pozitiv të rritjes ekonomike.


“Ministrja Hajdari potencoi se përgjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar progres të madh në klimën e të bërit biznes, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit për investimet e huaja. Hajdari ftoi homologët e saj për vizitë në Kosovë, për të parë mjedisin e të bërit biznesit dhe mundësitë e shumta që mund të shfrytëzohen, duke u zotuar se investitorët e huaj do të gjejnë mbështetje të plotë institucionale”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Industrisë.

Ky është edicioni i tetë i Forumit Botëror për Investime, që mbahet çdo dy vjet, ndërsa bën bashkë zyrtarë të lartë të shtetit të mbi 160 vendeve, duke përfshirë edhe investitorë potencial dhe liderë të ndërmarrësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori