Hajdari: Është keqinterpretuar deklarata për reciprocitetin, na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët doganorë për ta zbatuar atë
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se deklarata e saj për reciprocitetin është keqinterpretuar.
Hajdari gjatë një konference sot Duke prekur temën e reciprocitetit, u shpreh se nuk ka dashur që të ndërmarrë menjëherë këtë veprim, duke shprehur gatishmërinë që problemet të zgjidhen në tryezë përmes mekanizmave të duhur.
“Deklarata ime në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit është keqinterpretuar. Unë nuk kam thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por kam thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë”, thuhet në reagimin e saj.
Ajo ka shtuar se “Aktualisht po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë. Tani kemi edhe drejtor të ri të doganave dhe meqë shumë prej barrierave të Serbisë nuk janë sistemike por sporadike, ne na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët tanë doganorë për ta zbatuar reciprocitetin”.
“Në Qeverinë Kurti 1 e patëm vendosur reciprocitetin gradual pas dy muajve. Reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve”, shkruan ajo.
“Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato. Dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga shkelja e dinjitetit dhe e të drejtave”, shkruan Hajdari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze
Rafuna për aksionin në veri ndaj bankës serbe: Kosova të koordinohet me aleatët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251