Hailey Bieber tërhoqi gjithë vëmendjen teksa u shfaq me një fustan elegant të zi me dantella, duke mos hezituar të tregojë sensualitetin e saj gjatë një nate në New York City.

28-vjeçarja u shfaq pranë bashkëshortit të saj Justin Bieber, 31 vjeç, i cili sapo kishte publikuar surprizë albumin “SWAG II” në një klub privat të anëtarëve. Çifti, i martuar prej shtatë vitesh, nuk i hoqi duart nga njëri-tjetri, duke treguar një lidhje të fortë dhe të dashur.


Modelja kompletoi pamjen e saj me aksesorë luksozë dhe syze të errëta, ndërsa Justin zgjodhi një stil më casual me xhinse të gjera dhe një bluzë grafike, shkruan DailyMail.

Pamjet e përqafimeve të tyre u komentuan gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat i përshkruan si një nga çiftet më të dashura të botës së showbiz-it.

Hailey ndodhej në qytet edhe për të promovuar bashkëpunimin e ri të markës së saj të bukurisë, Rhode, me gjigantin Sephora.

Vetëm tre vjet pas lançimit, kompania e saj arriti një tjetër sukses madhor, pasi u ble për 1 miliard dollarë (920 milionë euro) nga elf Beauty, ndërsa produktet e Rhode do të jenë së shpejti të disponueshme në Sephora, në lançimin më të madh në historinë e shitësit me pakicë në Amerikën e Veriut.

Ky moment i rëndësishëm për Hailey përkon me një fazë të re krijuese për Justin-in, i cili me albumin “SWAG II” ka befasuar fansat dhe ka rikthyer vëmendjen tek muzika e tij.

Përveç karrierës, çifti po shijon edhe jetën familjare, pasi në gusht festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber, të cilin e mbrojnë me shumë kujdes nga sytë e publikut.

Me sukseset profesionale dhe një jetë të lumtur familjare, Hailey dhe Justin duket se po hyjnë në një kapitull të ri të përbashkët, duke u cilësuar shpesh si një nga çiftet më të qëndrueshëm të skenës muzikore dhe botës së modës. /Telegrafi/