Hailey Bieber, 29 vjeçe, të mërkurën shfaqi linjat e saj të tonifikuara me bikini të vogla të verdha gjatë vizitës së saj solo në Australi për të lansuar linjën e saj të kujdesit për lëkurën, Rhode.

Modelja publikoi një selfie në InstaStory, ku shfaqej me një bluzë bandeau dhe bikini me bel të ulët, duke treguar barkun e saj të skalitur dhe pozicionuar me këmbët e kryqëzuara.


Pas fotografisë së parë, Hailey publikoi imazhe të tjera nga eventi i lancimit në Mecca Cosmetica, duke shfaqur produktet e saj dhe entuziazmin për zgjerimin e markës, shkruan DailyMail.

Për vite me radhë, fansat australianë kishin pritur që Rhode të ishte i disponueshëm në vendin e tyre, pasi më parë duhet të blinin produktet në SHBA ose përmes shitësve të palëve të treta.

Tani, koleksioni i plotë mund të blihet direkt nëpërmjet rhodeskin.com dhe në dyqanet Mecca në Australi dhe Zelandën e Re.

“Jemi krenarë të njoftojmë zgjerimin tonë global në Australi dhe Zelandën e Re, duke e çuar botën e Rhode në edhe më shumë vende dhe fytyra,” tha Hailey. “Kur u lançuam në tregun australian, kërkuam një partner të orientuar globalisht dhe Mecca ishte vendi ideal për këtë.”

Rhode u themelua nga Hailey në qershor 2022 dhe është një sukses i madh, ku në vitin 2025 u ble nga elf Beauty për 1 miliard dollarë (afërsisht 940 milionë euro). /Telegrafi/