LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber ndan fotografi pa grim teksa pozon në bikini

Hailey Bieber ndan fotografi pa grim teksa pozon në bikini

Modelja e njohur Hailey Bieber shijon pushimet se bashku me bashkëshortin e saj Justin Bieber.

Modelja ka ndarë disa fotografi të bukura duke përqafuar bashkëshortin e saj Justin Bieber dhe madje edhe duke kërcyer në shi, me koktej në dorë.


Në shumicën e fotografive, Hailey nuk ka te vendosur aspak  grim, duke shijuar kështu pushimet e lirë nga fondatina dhe grimi i tepërt.

Duket se jeta e pushimeve i përshtatet vërtet Hailey. Në çdo fotografi, lëkura e saj shkëlqen dhe duket super e shëndetshme.

Ndërsa nuk jemi plotësisht të sigurt nëse Hailey është me pushime tani, ky udhëtim do të ishte një pushim i mirëpritur pas pjesëmarrjeve të shumta në ngjarje madhore ku shkëlqeu në tapetin e kuq.

Ky model flokësh e la Hailey Bieber me një pjesë tullace në kokë
Lexo po ashtu Ky model flokësh e la Hailey Bieber me një pjesë tullace në kokë

Ndryshe, në një video që ndau me fansat në Youtube gjatë provave për dukjen në Met Gala, ajo tregoi se nga një model flokësh e la atë tullace në një pjesë të kokës. /Telegrafi/