Fansat e Hailey Bieber dhe Selena Gomez u shokuan këtë javë pasi dy yjet u panë duke hyrë dhe dalë nga i njëjti restorant në Paris, Francë.

Pavarësisht pamjeve video që tregojnë modelen, 26 vjeç, dhe artistin e muzikës, 30 vjeç, duke dalë nga restoranti "L'Avenue" në të njëjtën kohë, TMZ konfirmoi se të dy nuk ishin aty për të darkuar së bashku.


Ato ishin ulur në kate të ndryshme të restorantit gjatë vakteve të tyre, raportoi gjithashtu uebfaqja.

76014781 12578615 Busy bee Hailey was out and about in Paris this week working a s a 56 1696101280725

Konfuzioni u ndez kur një video virale e TikTok tregoi se ato dolën nga lokacioni njëra pas tjetrës.

Gruaja e Justin Bieber, Hailey dhe aktorja e "The Only Murders in the Building", ishin gjithashtu në të njëjtën festë në Javën e Modës në Paris ditë më parë.

Gomez dhe Bieber arritën të shmangnin një përplasje me njëri-tjetrin në një festë të mbushur me yje, ku të ftuar ishin edhe Kendall Jenner dhe Nicola Peltz.

76014915 12578615 Busty Selena dropped in on Instagram after her trip to share a s a 57 1696101280739

Kjo vjen gjashtë muaj pasi dy sensacionet mediatike iu lutën miliona ndjekësve të tyre në rrjetet sociale që të ndalonin nxitjen e një grindjeje që nuk ekzistonte mes tyre.

Në atë kohë, Selena u kishte kërkuar admiruesve të saj që të ndalonin bullizmin dhe dërgimin e 'kërcënimeve me vdekje' ndaj bashkëshortit të ish-të dashurit të saj Justin.

@yasirdied

What’s going on @Selena Gomez @Hailey Bieber 👀 #fyp #selenagomez #haileybieber #selenahaileydrama

Dhe Hailey më vonë falënderoi këngëtaren e "Good For You" që doli në mbrojtje të saj.

Për vite me radhë, interneti ka vënë përballë ish-yllin e Disneyt dhe modelen.

Por në tetor 2022, ata dëshmuan se nuk kishte asnjë hajtërmbetje mes tyre kur pozuan për foto së bashku në një event. /Telegrafi/