LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Rajoni duhet ta ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut

Hahn: Rajoni duhet ta ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut

Tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet ta ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe duhet t’i përshpejtojë reformat, posaçërisht në sferën e sundimit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut dhe ekzekutimit të mirë të pushtetit, deklaroi sot eurokomisari për politikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerimit Johannes Hahn në Samitin për Ballkanin Perëndimor në qytetin polak Poznanj.

Ai theksoi se BE-ja duhet t’i respektojë premtimet e veta dhe ta shpërblejë “vendin që ka arritur përparim historik”, duke vlerësuar se mos shpërblimi i përparimit objektiv do ta prish kredibilitetin e Unionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qëndroj pas rekomandimit të Komisionit evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe vlerësoj se Këshilli i BE-së në tetor do ta konfirmojë vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë zbatuar reforma, posaçërisht në sferat e përmendura në konkludimet e Këshillit nga qershori i vitit 2018”, deklaroi Hahn.

Eurokomisari theksoi edhe se vendet nga Ballkani Perëndimor gjatë viteve të ardhshme edhe më tej do të munden të llogarisin në përkrahjen e BE-së në zbatimin e reformave përmes programit IPA 3, për të cilin gjatë periudhës së ardhshme është paraparë rritje e mjeteve për 13 për qind.

Hahn potencoi se ekonomitë e vendeve nga Ballkani Perëndimor veçmë janë fuqimisht të lidhura me BE-në, në çka tregon fakti se mbi 70 për qind nga këmbimi tregtar i rajonit është me shtetet e Unionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori