LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Pres zhbllokimin e dialogut

Hahn: Pres zhbllokimin e dialogut
Johannes Hahn/ Photo: European Union

Komisioneri evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn, reagoi pas Samitit të Berlinit duke thënë se pret që dialogu Kosovë-Serbi të zhbllokohet dhe që vendet anëtare të Bashkimit Evropian ta mbështesin zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Që përpara takimit, zyrtari i lartë i bllokut e kishte bërë të qartë se qëllimi kryesor i tij ishte vazhdimi i dialogut.


Si Angela Merkel, ashtu dhe Emmanuel Macron theksuan në takimin e organizuar prej tyre se, synimi i tij nuk ishte të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon.

Çështja e negociatave të anëtarësimit nuk ishte pjesë e agjendës së samitit, që në fokus kishte kërkimin e një zgjidhjeje për ngërçin mes Kosovës e Serbisë.

Por, Hahn tha dy ditë më parë, i cituar nga “Handelsblatt”, se ka besimin që në fund të majit, Komisioni Evropian do të rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rekomandimi, sipas tij do të bëhet mbi bazën e kritereve me të cilat janë pajtuar vendet anëtare, e vendimi më pas do të kalojë përmes tyre.

Sipas Hahn, si Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar “dritën jeshile” për negociatat, duke theksuar se reformat e brendshme, sidomos atë të gjyqësorit, ndërsa i mëshoi në të njëjtën kohë nevojës për luftë të mëtejshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./tch/