LAJMI I FUNDIT:

Hahn nesër do ti pret liderët politik të Maqedonisë në “shtëpinë e tij”

Hahn nesër do ti pret liderët politik të Maqedonisë në “shtëpinë e tij”

Euro-komisari për negociata për zgjerim, Johannes Hahn, së bashku me tre euro-deputetët Eduard Kukan, Richard Howitt dhe Ivo Vajgl, nesër në terren shtëpiak në kryeqendrën austriake, Vjenë, do ti pret katër liderët politik të Maqedonisë, Nikola Gruevski, Zoran Zaev, Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, në një raund të ri bisedimesh për zgjidhje të krizës politike në Republikën e Maqedonisë, raporton korrespondenti i MIA nga Brukseli, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton ai nga Brukseli, me fillim në ora 11:00, Hahn nesër do të jetë nikoqir i liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI, në të ashtuquajturën „shtëpia e Bashkimit evropian“ në Vjenë, e cila gjendet në rrugën „Wipline strasse“ në afërsi të qendrës së kryeqytetit austriak.


Edhe pse Bashkimi evropian ka delegacionin e tij pranë OSBE dhe Kombeve të Bashkuara në Vjenë, Hahn dhe deputetët evropian Kukan, Howitt dhe Vajgl, e kanë zgjedhur „shtëpinë e Bashkimit evropian“ si një Përzhino e re. Fjala është për një ndërtesë bashkëkohore e mbuluar tërësisht me qelq dhe quhet e tillë sepse në të janë të vendosura zyrat e Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian.

Edhe pse lideri i LSDM, Zoran Zaev e kushtëzoi praninë e tij në këto bisedime me dy kushtet që deri më tani nuk janë plotësuar, nesër pritet të mbahet ky takim edhe përkundër asaj që askush nga Komisioni evropian, e as nga Parlamenti evropian nuk e pohon një gjë të tillë.

Sidoqoftë, në „shtëpinë e BE“ në Vjenë, tashmë është duke u përgatitur salla e takimit për zgjedhjen e krizës politike në Maqedoni. Jo zyrtarisht mësojmë që ndërmjetësit evropian presin që të gjithë ftuarit të marrin pjesë në takimin e liderëve e cila ka gjasë të mbahet edhe pa praninë e ndonjërit prej tyre./Telegrafi/