LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Kosova dhe Serbia të definojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme

Hahn: Kosova dhe Serbia të definojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, beson se zgjidhja afatgjate për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

“Hapi tjetër është për të ngritur normalizimin në një nivel të plotë, dhe në të dy anët është që, me ndihmën e Federica Mogherinit, të definohet marrëveshja me përmbajte ligjërisht obliguese”, ka thënë Hahn për Tanjug.


Sipas tij, përcjell Telegrafi, gjendja aktuale e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, ka çuar në një normalizim të rëndësishme të marrëdhënieve mes dy palëve.

“Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në korrik të vitit 2017, nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga Federica Mogherini, filluan punën në një normalizim të plotë të marrëdhënieve në formën e marrëveshjes ligjërisht obliguese. Gjatë viteve, dialogu ka çuar në normalizimin e rëndësishëm të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe hapi tjetër është ta sjellim këtë normalizim në një nivel gjithëpërfshirës”, ka shpjeguar Hahn.

Ai ka përsëritur se Serbia dhe Kosova do të përfitojnë nga normalizimi i përgjithshëm i marrëdhënieve dhe kjo do të jetë me interes jetik për vazhdimin e rrugës së tyre evropiane.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm në mes të dy palëve, të ndihmojë për të arritur përparim drejt BE-së dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve. Kjo është ajo që ka rëndësi. Zgjidhja afatgjate përfshin zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, ka shtuar tutje Hahn.

Sipas tij, BE-ja pret që në kuadër të dialogut që marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe të “zbatohet plotësisht, pa vonesë”.

“Marrëveshja parashikon që draft Statuti i asociacionit të bëhet katër muaj nga fillimi i punës në projekt. Kryeministri i Kosovës [Ramush Haradinaj] ka mandatar një ekip të për të filluar punën në draftin më 4 prill, që do të thotë se afati është deri më 4 gusht”, kujton Hahn.

Ndërsa për samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, Hahn beson se do të jetë “një përcaktues tjetër historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit dhe shteteve të Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori