LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Koha është për reforma dhe jo për zgjedhje të parakohshme

Hahn: Koha është për reforma dhe jo për zgjedhje të parakohshme

Kontesti për emrin nuk është i vetmi kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe pëqëndrimi tani e tutje duhet të jetë në reformat dhe jo në zgjedhjet e parakohshme, tha komisioneri i BE-së, Johannes Hahn në intervistë me korrespondentin e AIM-së në Bruksel.

Vendimi për zgjedhje të parakohshme, thotë Hahn, është sovran, por “këshilla e tij përulur” është e “papërmbajtshme nga të gjitha këto idetë e tjera”


Ai nuk pajtohet me perceptimin e disa personave të caktuar se tani është koha e mirë për zgjedhje të parakohshme, për shkak se, siç thekson ai “nuk ka shumë kohë deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian”.

“Vendi duhet ta shfrytëzoj këtë moment shumë pozitiv të krijuar nga marrëveshja e Prespës, sepse qëllimi ynë është që të merret vendimin në verë dhe me të vërtetë të hapen kapitujt e parë deri në fund të vitit. Dhe kjo mund të arrihet vetëm në qoftë se të gjithë me të vërtetë angazhohen për të bërë progresin e nevojshëm. Tani që çështja e emrit është në rrugën e duhur për t’u zgjidhur në sajë të përcaktimit të udhëheqësve dhe sjelljes së përgjegjshme të deputetëve që votuan për marrëveshjen, përpjekjet duhet të fokusohen në reformat, veçanërisht në sundimin e ligjit”, tha Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, siç tha Hahn, për Maqedoninë vendimi për hapjen e negociatave ende nuk është e garantuar, derisa nuk kryhen reformat e kërkuara nga BE qershorin e kaluar, sidomos reforma në shërbimet e inteligjencës, lufta kundër korrupsionit dhe reforma gjyqësore.

Ai shpreson se zhvillimet e fundit në Greqi nuk do të kenë ndikim negativ në marrëveshjen e Prespës dhe është i bindur se marrëveshja do të kalojë nga pala greke./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori