LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Dy vitet e ardhshme do të jenë pozitive për procesin e zgjerimit të BE-së

Hahn: Dy vitet e ardhshme do të jenë pozitive për procesin e zgjerimit të BE-së

Dy vitet e ardhshme do të jenë të mira për zgjerimin, deklaroi komisari evropian Johannes Hahn. Bullgaria do të jetë kryesuese e BE-së në vitin 2018, pastaj vjen Austria, më pas Rumania dhe këto tre shtete janë pro hyrjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat austriake.

“Komisioni evropian gjatë dy viteve të ardhshme sheh mundësi të reja për afrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në gazetën austriake ‘Wiener Zeitung’, duke shtuar se ndoshta ky entuziazëm fsheh diçka shqetësuese në vete.


“Nuk keni dobi nga entuziazmi nëse fjalët nuk shndërrohen në vepra. Me një situatë të këtillë ballafaqohet komisari Johannes Hahn në Ballkanin Perëndimor, i cili gjatë vizitës në Shqipëri, tha se shtetet e rajonit duhet të punojnë në reformat e mëtejme me vepra konkrete”, shkruan ‘Winere Zeitung’.

Sipas gazetës, mundësitë e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, shtet nga të cilat disa kanë status të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, janë më të mira në krahasim me periudhën para një vit e gjysmë.

Sipas Hahn, shtetet e Ballkanit nuk munden vetëm të presin, por me përpjekjet e tyre për të zbatuar reforma duhet të kontribuojnë. Ai në një bisedë me gazetarët në Tiranë deklaroi se “ende nuk është vendosur se cilat shtete do të pranohet të parët në BE, edhe pse disa prej tyre tanimë kanë filluar negociatat për anëtarësim”.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme, Serbia dhe Mazli i Zi po kryejnë negociata për anëtarësim, Maqedonia dhe Shqipëria kanë status kandidati, ndërsa BeH dhe Kosova janë larg tyre.

“Duhet të kalojnë disa vite që të tejkalohet skepticizmi për zgjerimin që ekziston në BE, para së gjithash te shtetet e Evropës Perëndimore. Pra, shtetet kandidate janë të përgatitur për anëtarësim në BE, por shtete anëtare jo”, thuhet në gazetën austriake ‘Wienere Zeitung’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori