LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Besoj në referendum të suksesshëm

Hahn: Besoj në referendum të suksesshëm

Unë besoj në një referendum të suksesshëm dhe unë supozoj se do të merrni një ftesë nga NATO në samitin e ardhshëm, tha në një intervistë për emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”, Komisionari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Han, me vendimin e bërë dje, është e qartë se negociatat do të fillojnë, por duke filluar që sot, Maqedonia duhet të bëjë disa reforma brenda një vit.


“Kjo është një detyrë e qartë, perspektivë dhe shpërblim i madh për arritjet e javëve të fundit. Ne duhet ta kuptojmë se në një vit duhet të ketë disa lloj reformash”, theksoi Komisionari i BE-së.

Vendimi në nivel evropian është miratuar dhe nuk ka diskutim të mëtejshëm në Këshillin Evropian.

Në lidhje me kundërshtimin e Francës, Hahn tha se shumica e anëtarëve të BE-së mezi presin që t’i fillojnë bisedimet, duke pranuar përparimin e Maqedonisë.

Vlerësimi i Komisionarit të BE-së është se shtetasit e Maqedonisë kanë të drejtën të fitojnë një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze. “Tani ne mund të punojmë me të vërtetë. Pas gjithë këtyre viteve dhe problemeve, shteti sheh një të ardhme më të ndritur”, përfundoi Johannes Hahn./Telegrafi/