Gyllenhaal bëhet hit në internet me sfidën e veshjes së bluzës teksa qëndron me një dorë

Jake Gyllenhaal ka treguar aftësitë e tij, ndërkohë që ka marrë pjesë në sfidën e Tom Holland për të qëndruar në duar.
Holland e nominoi Gyllenhaalin që të përpiqej të qëndronte në duar me kokën poshtë, ndërkohë që vishte një bluze, kurse aktori e bërë që kjo të dukej shumë e lehtë.
Me videon e publikuar në rrjetet sociale, 39-vjeçari e ngacmoi kolegun e tij nga filmi "Spider-Man: Far From Home" duke e përfunduar me lehtësi sfidën.
Ndërkaq, në videon origjinale, Holland e ka pasur të vështirë që ta vishte bluzën derisa qëndronte me njërën dorë.
Fansat e Gyllenhaal janë mahnitur nga kjo video, e cila është bërë hit në internet.
Holland e nominoi edhe aktorin tjetër, Ryan Reynolds, por ai refuzoi me stil duke i thënë ‘jo’. /Telegrafi/
https://twitter.com/thejgps/status/1245781797348179975




























































