Ajo është duke përdorur kohën e saj të lirë për të reflektuar në karrierën e saj solo.

Dhe Gwen Stefani gjatë ditës së djeshme (e diel) pati rastin që të ndajë disa imazhe, me të cilat mahniti miliona ndjekësit, shkruan Daily Mail.


51-vjeçarja derisa po punon për lansimin e albumit të ri, po realizon edhe fotosesione të mrekullueshme.

Të tilla i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ku shihej me një fustan glamuroz, derisa debutoi edhe me stilin e ri të flokëve.

Duke u bërë me balluke, Gwen shihej duke marrë poza atraktive para kamerës, duke theksuar tiparet e bukurisë.

39597306 9285527 image a 124 1613972287048

Pjesa e poshtme e fustanit ishte mjaft e fryrë me material, kurse ajo nuk la pa vënë në fokus pjesën e sipërme të trupit.

Përpos të rejave në sferën muzikore, Stefani gjatë këtij viti planifikon të martohet me Blake Shelton, pas pesë viteve në lidhje. /Telegrafi/

39597322 9285527 She s still a super hot female Gwen Stefani stunned in images po m 126 1613972646723