LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Carney: Barrierat tregtare po frenojnë rritjen e ekonomisë botërore

Guvernatori Carney: Barrierat tregtare po frenojnë rritjen e ekonomisë botërore

Shefi i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha se barrierat tregtare po frenojnë rritjen e ekonomisë botërore duke ulur krijimin e vendeve të punës.

Ai tha se kjo do të cenojë stabilitetin.


“Mund të zgjedhim midis proteksionizmit që fokusohet në bilancet dypalëshe tregtare të mallrave dhe liberalizimit të tregtisë botërore në shërbime. E para do të kushtojë vende pune, frenojë rritjen dhe cenojë stabilitetin, ndërsa e dyta mund të mbështesë globalizimin”, tha ai.

Mbi tarifat tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carney tha se ndikimi do të jetë i vogël, por sipas tij nëse këto vazhdojnë të rriten, ndikimi do të jetë i madh dhe do të ketë gjithashtu efekte të tërthorta në ekonomi, nëpërmjet besimit të biznesit dhe kushteve financiare, përcjell Telegrafi.

Carney tha se bankat britanike mund të përballen me një provë të rezistencës në rastin e një BREXIT-i pa marrëveshje, nëse Londra dhe Brukseli dështojnë të arrijnë marrëveshje për marrëdhënien që do të kenë në të ardhmen.

Britanikët po krijojnë rezerva ushqimore për të përballuar BREXIT-in
Lexo po ashtu Britanikët po krijojnë rezerva ushqimore për të përballuar BREXIT-in

Javën e kaluar, Sekretari i BREXIT-it, Dominic Rabb, nënkuptonte se ishte përgjegjësi e dyqaneve dhe furnizuesve për të siguruar që Britania e Madhe të kishte “furnizime adekuate ushqimore” pas BREXIT-it. /Telegrafi/