LAJMI I FUNDIT:

Guterres: Bota ndodhet në një pikë kritike për shkak të pandemisë

Guterres: Bota ndodhet në një pikë kritike për shkak të pandemisë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi sot se bota ishte në një “pikë kritike” dhe bëri thirrje për një model të ri për qeverisjen globale për të trajtuar pabarazitë e rënduara nga pandemia e coronavirusit.

Në një ligjëratë në internet, Guterres tha se pandemia “është krahasuar me një rreze x, që zbulon fraktura në skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar”.


“Po ekspozon gabime dhe gënjeshtra kudo, gënjeshtra që tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, që puna e kujdesit të papaguar nuk është punë, që po jetojmë në një botë postraciste si edhe miti që jemi të gjithë në të njëjtën varkë”, tha shefi i OKB-së, raporton ATSh.

Ai përshkroi nxitësit kryesorë të pabarazisë, përfshirë racizmin sistemik, trashëgiminë e kolonializmit, patriarkalitetin, boshllëqet në qasjen në teknologji dhe pabarazitë në qeverisjen globale.

“Kombet që dolën në krye të 70 viteve më parë nuk kanë pranuar të mendojnë për reformat e nevojshme për të ndryshuar marrëdhëniet e pushtetit në institucionet ndërkombëtare”, tha Guterres në fjalimin e tij të hapur.

Guterres tha se përgjigjja ndaj pandemisë “duhet të bazohet në një kontratë të re sociale dhe një marrëveshje të re globale që krijon mundësi të barabarta për të gjithë dhe respekton të drejtat dhe liritë e të gjithëve”.

”Modeli i ri do të sigurojë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në institucionet globale, globalizim të drejtë, një zë më të fortë për botën në zhvillim në vendimmarrjen globale dhe një sistem tregtar shumëpalësh, më gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori