LAJMI I FUNDIT:

Gurët në veshka, mjeku: Shqiptarët pinë pak ujë, probleme edhe fëmijët nga kequshqyerja

Gurët në veshka, mjeku: Shqiptarët pinë pak ujë, probleme edhe fëmijët nga kequshqyerja

Shqiptarët mund të jenë pijedashës, por jo konsumues të mirë të ujit. Ndaj dhe problem me veshkat i kanë të shtuara.

15 për qind e popullsisë në vendin tonë vuan nga gurët në veshka, një sëmundje që nëse nuk trajtohet të çon në dializë, raporton A2 CNN.


“Shqiptarët pinë shumë pak ujë në ditë, 600-700 ml ujë në ditë. Për të mos pasur gurë në veshka duhet të pini mbi 2 L ujë në ditë”, thotë Shefi i shërbimit të nefrologjisë në Tiranë, Myftar Barbullushi

Ndërsa ata që kanë kriza në veshka mbi deri 3 litra ujë në ditë. Këto lëngje nuk duhet të jene më substance konservante dhe as të embla”2% të popullsisë së sëmurë e përbëjnë fëmijët.

Krahas gjenetikës se kequshqyerja po rrit numrin e fëmijëve që vuajnë nga gurët në veshka. Hiqni nga dieta ushqimore pijet e konservuara, me gaz, ushqimet e kripura dhe të skuqura. Kjo është këshilla që vjen nga mjekët për të gjithë prindërit.

Barbullushi thotë së sëmundja e gurëve në veshka nuk duhet neglizhuar.

15 për qind e pacientëve që sot kryejnë dializë e kanë trajtuar keq sëmundjen.

“Gurët janë thjesht maja e ajsbergut. Poshtë fshihen sëmundje të ndryshme, si diabeti, sëmundjet e kockave, obeziteti. Përtej gjenetikes faktori i ushqyerjes është shumë i rëndësishëm.”

Vitet e fundit mjekët po përballen më rritje pacientëve që vuajnë nga veshkat, ku krahas trashëgimisë, një faktor që shton sëmundshmërinë është kequshqyerja.