LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Edhe liderët e partive duhet ta ndajnë fajin me komandantët

Gucati: Edhe liderët e partive duhet ta ndajnë fajin me komandantët

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se në frymën e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët por kanë faj edhe liderët e partive politike.

“Është mirë që ndahet shapi prej sheqerit, por në frymën e këtyre listave nuk kanë faj vetëm komandantët kanë faj edhe politika. Unë nuk do ta shmangi politikën fare. Se këtu është dashur të thirren edhe liderët e partive të ndryshme. Duhet edhe ata ta ndajnë fajin me komandantët”, tha Gucati.


Ai tha që nuk dëshiron të përmend emra, por që sipas tij fajtor janë edhe politika.

“Unë nuk kam faj se nuk kam qenë pjesë e komisionit, në fund kam qenë pjesë e komisionit dhe nuk kam qenë më kurrë”, përfunduar Gucati.

Kurse, i pandehuri Xhavit Jashari, u shpreh i bindur që është i pafajshëm, sepse siç tha ai, nuk ka qenë pjesë e komisionit vendimmarrës.

Arianit Koci, avokat mbrojtës i të pandehurit Shkumbin Demaliaj, ka thënë se aktakuza ka shumë të meta dhe nuk e pasqyron si duhet gjendjen faktike.

“Ne si mbrojte kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtuar pretendimet e aktakuzës, mbetet të shohim më tutje se çfarë do të ndodhë”, tha Koci. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori