LAJMI I FUNDIT:

Guardiolas iu kërkua të zgjedhte ‘tripletën’ më të ëmbël, me Cityn tani apo me Barcelonën vite më parë

Guardiolas iu kërkua të zgjedhte ‘tripletën’ më të ëmbël, me Cityn tani apo me Barcelonën vite më parë

Pep Guardiola ka marrë çmimin si trajneri i vitit nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në ‘The Best’.

Ndërsa merrte çmimin e trajnerit të vitit në FIFA The Best Awards të hënën, më 16 janar 2024, Pep Guardiolës iu kërkua të zgjidhte skuadrën më të mirë midis Manchester Cityt që fitoi trefishin e tij dhe ekipit të tij Barça që fitoi gjithçka në vitin 2009.

Pep ishte në një moment të sikletshëm, por legjenda franceze Thierry Henry insistoi të merrte një përgjigje nga ai.


Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA
Lexo po ashtu Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA

“Ta bëja atë me Man Cityn ishte e pabesueshme, 15 apo 20 vjet më parë ne nuk ishim këtu. Ne kemi ndërtuar hap pas hapi që kur Roberto Mancini ishte këtu. Ato vite më parë, nuk mund të prisnim të ishim këtu”, tha Pep Guardiola.

Tutje trajneri spanjoll zgjodhi Barcelonën, duke thënë se klubi katalunas është arsyeja që ai është sot trajneri më i mirë në botë dhe është pjesë e Manchester Cityt.

Kyle Walker zbulon kërkesën që Pep Guardiola i bën çdo lojtari të Man Cityt, pa përjashtim
Lexo po ashtu Kyle Walker zbulon kërkesën që Pep Guardiola i bën çdo lojtari të Man Cityt, pa përjashtim

“Barça është klubi i zemrës sime. Barcelona është arsyeja pse unë qëndroj këtu, Barcelona është pjesë e jetës sime”, shtoi Guardiola.

Pa diskutim, Pep tani konsiderohet ndër trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave pasi fitoi Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme plus tituj të shumtë në Spanjë, Gjermani dhe Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori