Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Tottenham dhe rivalit të tij Jose Mourinho.

Ai ka thënë se me Mourinhon janë paksa të ngjashëm, duke e cilësuar si rival të mirë për tu përballur.


"Ne jemi pak a shumë të ngjashëm. Ne kemi punuar për shumë vite dhe është mirë për të dy ne. Ne kemi profesionin që duam dhe Mou është një rival i mirë për tu përballur”, ka thënë Pep.

FILE PHOTO Premier League Manchester United vs Manchester City

Humbja e fundit Manchester City erdhi pikërisht ndaj Tottenham, që në tri ndeshjet e fundit mes tyre londinezët kanë dalë më të suksesshëm.

“Humbja e fundit? Është një rastësi. Ne e humbëm atë ndeshje sepse ata ishin më të mirë se ne në shumë aspekte".

guardiola 1

"Gjithashtu nesër do të përballemi me një ekip të fortë dhe për t'i mposhtur ata do të duhet të bëjmë edhe më mirë", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/