Guardiola: Finale e madhe për ne

Ekipi nga Bundesliga është favorit absolut për të fituar ndeshjen që zhvillohet na marok dhe Guardiola thotë se përkundër këtij fakti ekipi i tij është mjaft i motivuar.
“Pasi kam parë se si ata kanë luajtur ndaj ekipit meksikan dhe atij brazilian, e kam kuptuar se pse ata janë në finale. Ata kanë lojtarë shumë të talentuar dhe janë shumë të organizuar në mbrojtje”.
“Jam shumë i impresionuar prej tyre. Lojtarët e mi e dinë po ashtu se ata s’janë për t’u nënvlerësuar. Jam i bindur se lojtarët e dinë se sa e rëndësishme është ndeshja për klubin. Edhe Mbreti i Marokut do të vijë ta shikojë ndeshjen dhe kjo e tregon se sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/12/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































