LAJMI I FUNDIT:

Guardiola bën parashikimin për fituesin e titullit në Serie A

Guardiola bën parashikimin për fituesin e titullit në Serie A

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i impresionuar nga rezultatet e Interit këtë sezon dhe pret që Nerazzurrët ta fitojnë titullin në sezonin 2024/25.

Manchester City mundi Interin në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por shumë menduan se gjigantët e Ligës Premier nuk do të kishin luftuar aq shumë sa bënë në Stamboll.

Guardiola përmendi Nerazzurrët para një ndeshjeje të FA Cup me Luton dhe lavdëroi ekipin e trajnerit Simone Inzaghi.


Tare flet për Inzaghin dhe Guardiolan që dikur luante me ta, bën edhe analizën e Serie A
Lexo po ashtu Tare flet për Inzaghin dhe Guardiolan që dikur luante me ta, bën edhe analizën e Serie A

“Shikoni cilësinë e kundërshtarëve tanë këtu dhe në Evropë, shikoni Interin tani, ata po fluturojnë në Itali”, ka thënë fillimisht trajneri i Cityt.

“Sezonin e kaluar ishte ‘Ah Interi në Ligën e Kampionëve…’ Ne e dinim se sa e vështirë, shikoni tani, ata do të fitojnë ligën italiane nëse nuk do të ndodhë asgjë e keqe dhe herën tjetër do të fitojë tre ose katër gola epërsi. Në Ligën e Kampionëve ata mundën një kundërshtar të vështirë, të ashpër, tepër të vështirë si Atletico Madrid në ndeshjen e parë. Kështu që gjithçka është vërtet, vërtet e vështirë”, përfundoi ai.

Interi po gëzon një epërsi prej nëntë pikësh në krye të tabelës së Serie A, por ata mund të rrisin diferencën nga Juventusi i vendit të dytë sonte në ndeshjen e mbetur që do ta luajnë në shtëpi kundër Atalantës.

"Nuk e prisja një Inter kaq dominues", ish-trajneri i Juventusit me fjalë të mëdha për Nerazzurët
Lexo po ashtu "Nuk e prisja një Inter kaq dominues", ish-trajneri i Juventusit me fjalë të mëdha për Nerazzurët

Nerazzurrët kanë sulmin më të mirë dhe mbrojtjen me më pak gola, pasi kanë shënuar 63 herë në 25 ndeshje, duke pësuar vetëm 12 gola.

Ata gjithashtu mundën Atletico Madridin në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve në San Siro javën e kaluar. Kapiteni i tyre, Lautaro Martinez, është golashënuesi më i mirë i Serie A me 22 gola në 23 ndeshje të ligës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori