LAJMI I FUNDIT:

“The Guardian” shkruan për protestën në Drenas, ku u kërkua drejtësi për abuzimin seksual të adoleshentes

“The Guardian” shkruan për protestën në Drenas, ku u kërkua drejtësi për abuzimin seksual të adoleshentes

Protestat e organizuara në Prishtinë e Drenas pas raportimeve për abuzimin seksual të 16 vjeçares nga mësimdhënësi, e më pas edhe nga hetuesi policor, i cili e detyroi atë të abortonte kanë marrë edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze britanike “The Gardian” ka raportuar për protestën në Drenas pas këtij rasti dhe takimin që kryeministri Ramush Haradinaj e pati me zyrtarët e policisë dhe të drejtësisë.

“Adoleshentja besohet se është përdhunuar dy vjet më parë, kur ajo ishte 16 vjeçare. Ajo u keqpërdor nga mësuesi i shkollës së saj në Drenas. Sipas mediave në Kosovë, ajo shkoi për ta raportuar rastin në polici dhe u përdhunua vazhdimisht nga hetuesi i rastit të saj”, shkruan The Guardian, transmeton periskopi.

“The Guardian” tutje shkruan për arrestimin e mësesit, policit dhe gjinekologut.

Gazeta ka shkruar se rasti i adoleshentes ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, ku besimi publik në policinë është i madh.

Në artikullin e prestigjiozes britanike përmendet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori