LAJMI I FUNDIT:

the Guardian: Britania e Madhe i dhuroi Maqedonisë furrë djegëse që dëmton shëndetin e banorëve

the Guardian: Britania e Madhe i dhuroi Maqedonisë furrë djegëse që dëmton shëndetin e banorëve

Gazeta prestigjoze britanike, “the Guardian” shkraun se Britania e Madhe i ka shkelur rregulloret e Bashkimit Evropian pasi që Maqedonisë i ka dhënë një furrë për djegien e mbetjeve mjekësore, diçka që do të ishte e jashtëligjshme për ligjet britanike për shkak të emetimit të helmeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta shkruan se kjo furrë i është dhënë Maqedonisë si ndihmë humanitare dhe është në shfrytëzim afër kryeqytetit, pra në Shkup.


Nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së, atëherë kjo furrë djegëse duhet që të mbyllet, pasi që është rrezik për popullsinë lokale dhe shkel standardet e BE-së për emetime.

”the Guardian” sqaron se furra është njëra nga disa të tillë të dhuruara në Ballkan nën udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por që nuk përputhet me standardet e BE-së.

Sipas Adam Ostrowski, ekspert i menaxhimit të mbetjeve toksike, ”kjo është një nga pjesët më të këqia të mbetjeve të ndyta teknologjike, e kamufluar si ndihmë, që e kam parë në Evropën lindore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa, Gjorgji Velevski, drejtues i Drislla, thotë se nuk ka patur dijeni që kjo furrë do të jetë e dëmshme për shëndetin e njerëzve, kurse Phillip Rushbrook nga OBSH-ja ka deklaruar se Maqedonia ka qenë mjaft e kënaqur me këtë furrë të instaluar. Raportimin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni

Lajme
Kalo në kategori