LAJMI I FUNDIT:

Gryka e Rugovës bëhet me Urën Tibetiane, më të gjatën në Ballkan

Gryka e Rugovës bëhet me Urën Tibetiane, më të gjatën në Ballkan

Në Grykën e Rugovës  sot është bërë inaugurimi i Urës Tibetiane, e cila është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka kanë inauguruar projektin “Ura Tibetiane” dhe Via Ferrata “Marimangat” në Grykën e Rugovës në kilometrin e 6-të, transmeton Telegrafi.

Ky inovacion turistik është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe implementuar nga Shoqata e Alpinistëve “Marimangat e Pejës”.

Drejtoresha Syka i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet “Ura Tibetiane”, ku duhet të kalohen 80 shkallë për t’u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata “Marimangat”. Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë”. /Telegrafi/

Fotografitë e publikuar nga komuna e Pejës:

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori