LAJMI I FUNDIT:

Grupi Volkswagen i bashkohet listës së markave që “pauzojnë” reklamat në Twitter

Grupi Volkswagen i bashkohet listës së markave që “pauzojnë” reklamat në Twitter

Ka kaluar vetëm një javë prej se Elon Musk e mori drejtimin e Twitter-it dhe gjatë këtij procesi i largoi drejtuesit kryesorë.

Musk bleu platformën e rrjeteve sociale këtë vit dhe natyrisht, kompanitë e industrisë së automobilave që gjithashtu janë në Twitter, tashmë kanë reaguar ndaj lëvizjes së përmendur.


Grupi Volkswagen është kompania e fundit e industrisë së automobilave që bën një lëvizje pas marrjes në drejtim të Twitter nga drejtori ekzekutiv i Tesla, duke u thënë edhe markave të tjera të saj që të “pauzojnë” reklamat në platformë, raporton motor1.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm në varësi të evolucionit të saj”, tha Volkswagen në një deklaratë, për Reuters, transmeton Telegrafi.

Nga Audi America, njësi e Audi-së dhe një markë e Grupit VW, thonë se kanë ndaluar reklamat e saj me pagesë në Twitter një ditë përpara deklaratës së VW Group, e tutje raportohet se Audi America do të “vazhdojë të vlerësojë situatën aktuale”.

Nën ombrellën e Grupit Volkswagen deri më tani janë markat: Volkswagen (makina pasagjerësh), Volkswagen Commercial Vehicles, Škoda, SEAT, Cupra, Audi, Lamborghini, Bentley, Porsche dhe Ducati.

Grupi VW gjithashtu ka disa filiale, të tilla si Bugatti-Rimac, por që ka dyshime në atë se prodhuesi gjerman i veturave do të vendosë ndalimin e përkohshëm të reklamave në Twitter në kompanitë që operojnë nën ombrellën e saj. /Telegrafi/