LAJMI I FUNDIT:

“Grupi i Kumanovës”, komandant Malisheva: Jemi të zhgënjyer, po përgatitemi ta padisim shtetin e Kosovës

“Grupi i Kumanovës”, komandant Malisheva: Jemi të zhgënjyer, po përgatitemi ta padisim shtetin e Kosovës

Muhamet Krasniqi, i njohur edhe si Komandant Malisheva, ka folur lidhur me gjendjen e “Grupit të Kumanovës” që janë të burgosur në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se janë të zhgënjyer me mospërkrahjen nga shteti i Kosovës dhe ka thënë se po e presin verdiktin e Gjykatës së Strasburgut për të vazhduar me hapat e mëtutjeshëm.

“Jemi të zhgënjyer dhe po presim edhe pak çështjen e vendimit final të Stasburgut. Pastaj do të marrim vendimet tona pasi kemi shumë fakte dhe mund të padisim edhe shtetin e Kosovës. Kemi fakte sa të duash. Për arsye të shumta. E kam fjalën për qeveritë e kaluara”, ka thënë për televizionin T7.

Tutje thekson se me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka folur kurrë, edhe pse e ka kunatë.

“Nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi, nuk bazohemi në familjarizëm, por në atdhetarizëm. Pse e kom të familjes unë asnjëherë nuk kam folur me të. Njerëzit po e marrin për përfitime politike dhe po e keqpërdorin këto gjëra. Secili i ka familjen e vet dhe nuk dua të më përziejnë as me Albulenën as me askënd”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori