Shqiptarët të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase, që njihen si “Grupi Kumanova”, duan të ekstradohen në Kosovë por jo të ndarë. Njëri nga ta nuk ka shtetësi kosovare për cka i pamundësohet ekstradimi në Kosovë. Ata po kërkojnë nga institucionet që ti mundësohet një gjë e tillë ani pse juristët thonë që ligji i Kosovës nuk e lejon
Vuajnë dënimet afatgjate në burgjet e Maqedonisë së Veriut, por për synim kanë transferimin në Kosovë.
Por, megjithëse kërkesa për transferim janë bërë, të paktën një anëtari të këtij grupi pritet ti dalin probleme për t’u kthyer në Kosovë.
Kjo pasi që Enver Hoxhës, i njohur si Kleini, duket se Republika e Kosovës ia ka refuzuar kërkesën për shtetësi.
Një gjë të tillë e kanë pohuar vetë anëtarët e këtij grupi të cilët i kanë nisur një letër krerëve të institucioneve në Kosovë.
“Ne, bashkëluftëtarët e Enver Hoxha Klein, kërkojmë me këmbëngulje përgjigje adekuate në lidhje me refuzimin e Shtetësisë së Kosovës për Enverin. Enveri është invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht luftëtar i brigadës 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejën e Koshares. Enveri i la të gjitha mirësitë që i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë grupi Kumanova.
Lajmi se kjo kërkesë është anuluar, sipas grupit Kumanova është kumtuar gojarisht. Për çka ata duan më shumë detaje.
“Znj.Gërvalla, nga Ministria që ju e drejtoni, përmes përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, Enverit i është kumtuar lajmi gojarisht nga një përfaqësues se i është refuzuar shtetësia e Kosovës. Nga Ambasada e Kosoves akoma nuk i ka arritur ndonjë letër zyrtare që shtetësia i është refuzuar. Ne, znj. Gërvalla kërkojmë nga ju dhe nga te gjitha institucionet përkatëse qe ta rishqyrtoni edhe një herë kërkesën e Enver Hoxhaj Klein”, ka shtuar grupi Kumanova.
Televizioni i është drejtuar të gjitha institucioneve në të cilat grupi Kumanova ka dërguar këtë letër, që janë Presidenca, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme e ministria e Punëve të Jashtme por ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Në ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike i japin të drejtë refuzimit të kësaj kërkese.
“Për të fituar shtetësinë e Kosovës duhen disa dëshmi, ta zëmë nga shteti i origjinës nëse ka ndonjë precedentë, ndonjë dosje të hapur apo nëse personi nuk është i kërkuar nga Interpol ose Europol. Grupi Kumanova kanë një aktgjykim të formës së prerë dhe natyrisht ata që kanë precedentë penal nuk mund të jenë shtetas të Kosovës përderisa nuk e plotësojnë kriterin ligjor”, ka thënë Anton Ndrecaj, avokat.
Ndryshe, në vitin 2017, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në Kumanovë mes datave 9 dhe 10 maj të viti 2015./Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame