LAJMI I FUNDIT:

Grupi Balfin: Mbështetja për komunitetet në vendet në të cilat veprojmë është detyrimi dhe përgjegjësia jonë

Grupi Balfin: Mbështetja për komunitetet në vendet në të cilat veprojmë është detyrimi dhe përgjegjësia jonë

Për shumë kompani dhe për njerëzit në përgjithësi, dhjetori është muaji i dhuratave. Shumica e tyre dhurojnë gjatë kësaj periudhe duke shënuar fundin e ciklit vjetor dhe duke festuar një fillim të ri. Por dhurimi nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e diçkaje – qëllimi është të bëjmë një dallim, një ndryshim në shoqërinë ku jetojmë. Grupi “Balfin”, një nga grupet më të rëndësishme investuese në rajon, e ka integruar këtë në vizionin e vet. Kompania i kushton vëmendje të veçantë njerëzve, duke u përpjekur të jetë më pranë komuniteteve që kanë nevojë për ndihmë, jo vetëm gjatë dhjetorit, por gjatë tërë vitit.
– Të jesh i përgjegjshëm nuk do të thotë vetëm të marrësh përgjegjësi për veprimin tënd por edhe t’u kushtosh vëmendje të veçantë atyre që, me veprimet e tyre, nuk janë në gjendje të jenë në të njëjtën pozitë me shumicën prej nesh. Sjellja e përgjegjshme ndaj natyrës përreth nesh, ndaj atyre që duan të arsimohen, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, ose ndaj njerëzve që për arsye të ndryshme nuk mund të shijojnë ngrohtësinë, mbështetja dhe vëmendja si shumë prej nesh, janë vetëm disa nga dimensionet e përgjegjësisë. Përgjegjshmëria është lidhja që bashkon veprimin me rezultatin e atij veprimi. Më në fund, me atë që bëjmë për të tjerët, ne ruajmë pëgjegjshmërinë tonë dhe suksesi ynë varet nga ajo që bëjmë – thonë përfaqësuesit e grupacionit “Balfin”.

Sa është e rëndësishme përgjegjësia sociale për “Balfin” mund të dallohet nga fakti se strategjia e koordinuar për këtë qëllim e grupacionit zhvillohet nën kujdesin e veçantë të presidentit, z. Samir Mane, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera ku operon grupi – Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Holandë dhe Austri.
Angazhimi i madh i “Balfin” për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë në vitin 2019, kur grupacioni dhuroi 1.2 milion euro, është një gjest që nuk mund të harrohet. Kontributin e tyre e dhanë edhe kompanitë maqedonase që janë pjesë e grupacionit, “Neptun” dhe “Skopje East Gate”.
Nga donacionet e ushqimit dhe veshjeve të “Spar” Albania, “Fashion Group Albania” dhe “AlbChrome”, rikonstruimi i shtëpive nga ana e kompanive të ndërtimit si “Mane TCI” dhe “Tirana Bank”, mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nxënësit e shkëlqyeshëm nga ana e “Neptun” dhe “Green Coast”, për të mbështetur kauzat e mira dhe donacioni i maskave dhe dorezave për të parandaluar përhapjen e kovidit – kompanitë që operojnë nën strehën e “Balfin” kishin më shumë aksione të tilla vetëm në vitin 2020.

Ajo që i bën këto aktivitete të veçanta është vazhdimësia, veprimi i përbashkët i kompanive dhe punonjësve të tyre, si dhe koordinimi ndërkufitar. Si shembull do të veçojmë aksionin nga viti i kaluar, kur në një periudhë prej dy muajsh 21 kompani nga grupacioni, nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, u bashkuan me aktivitetet e tyre në një fushatë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, e cila mbuloi disa fusha – sociale, mjedisi jetësor, arsimi … Shumë ndërmarrjeve u duhet një vit i tërë për të arritur atë që punonjësit e Balfin arritën të realizojnë për vetëm dy muaj. Ata përkushtuan më shumë se 1.000 orë punë vullnetare përmes 18 aktiviteteve dhe programeve të veçanta, të cilat ata krijuan, dhe kishin për qëllim familjet nga kategoritë e prekshme, fëmijët me nevoja të veçanta, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës në familje, të moshuarve, personave me Sindromën Daun , fëmijë pa prindër, programe për riciklimin e letrës dhe materialeve plastike, si dhe për pastrimin e lokaleve dhe ndërgjegjësimin për kauza të ndryshme. Kontributet personale të punonjësve në këtë aksion humanitar tejkaluan 10.000 euro.
– Grupacioni “Balfin” është një nga konglomeratet e pakta në rajon që përqëndrohet në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku punon, duke iu përmbajtur qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, qëllimeve të Kombeve të Bashkuara, për të cilat ka përgatitur një plan personal aksionar real, duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare, me efekte në të shtatë vendet ku punon grupacioni – thonë nga sektori për komunikim i “Balfin”.

Për shkak të pandemisë së Covid, këtë vit nuk ishte e mundur të koordinohej një fushatë aq e madhe me kaq shumë njerëz të përfshirë. Por kjo nuk e pengoi grupacionin dhe punonjësit e tij të kultivojnë dhe promovojnë përgjegjësinë si një nga vlerat thelbësore të kompanisë. Punonjësit e “Spar” Shqipëri i dhanë mbështetjen e tyre fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve. Kjo kompani dhuroi 5 ton ushqim për më shumë se 100 familje, si dhe 10.000 maska ​​dhe doreza për policinë në Shqipëri. “AlbChrome” ka rinovuar plotësisht një kopsht fëmijësh, ku 60 fëmijë do të kalojnë dimër më të ngrohtë dhe u dhuroi fëmijëve të minatorëve nga qyteti i Bulkizës, që ndodhet në veri të Shqipërisë. “Fashion Group” Shqipëri dhuroi veshje me vlerë prej 30.000 euro për familjet nga kategoritë e prekshme. “Neptun” ka mbështetur Qendrën për sindrom Daun “Xhonatan” duke siguruar pajisje për onlajn-terapi. Ndihmoi gjithashtu nxënësit e shkëlqyeshëm me pajisje për mësim onlajn.
Mijëra familje të kategorive të pambrojtura morën mbështetje nga kompani të ndryshme që punojnë nën strehën e “Balfin”. Shoqëria e njeh këtë dhe kjo është arsyeja pse grupacioni “Balfin” është i njohur në mesin e njerëzve si një nga grupacionet më humane në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori