LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Zgjedhjet janë dalje nga kriza

Gruevski: Zgjedhjet janë dalje nga kriza

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sa po ka folur para gazetarëve në lidhje me situatën e krijuar pas shpërndarjes së Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kriza duhet të përfundojë dhe pas kësaj krize nuk qëndron asnjë far angazhimi për liri të mediave, luftë kundër korrupsionit, frikë, frustracion, tentim për blerje identiteti dhe ndryshim me dhunë të pushtetit në Maqedoni nga ana e opozitës, e cila është e humbur, pa ide dhe nuk merret me politikë, vendime, por me spiunazhë, nënçmime, destruktivitete.


Më tej, Gruevski deklaroi se të gjithë kanë të drejtë kur i shohin zgjedhjet si dalje nga kriza, prandaj edhe ai vetë e pohon se zgjedhjet janë dalje nga kriza dhe se nuk ka dilemë në këtë. Ai shtonë se Maqedonia është një vend i lirë dhe se këtu vendosë populli se kush ballafaqohet me sfidat e vërteta dhe nevojat e përditshme, kush ofron zgjidhje, standarde më të mira dhe investime.

Gurevski theksonë se nuk bëhet fjalë për të, e as për Zoran Zaevin, por për qytetarët e Maqedonisë, prandaj patjetër të përfundojë koha e konflikteve. Ai thërret që të shkohet në zgjedhje dhe të fitojë më i miri, të fitojë ai, te i cili qytetarët kanë më tepër besim, duke mos harruar të përmendë anketat dhe analistët, vendas dhe të huaj, të cilët VMRO-DPMNE-në e nxjerrin si fituese para LSDM-së, prandaj për të, kjo është arsyeja pse LSDM-ja nuk dëshiron të hyjë në garën zgjedhore./Telegrafi/