LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Zaev dëshiron t’i frikësojë gjykatësit dhe ta shpëtojë veten

Gruevski: Zaev dëshiron t’i frikësojë gjykatësit dhe ta shpëtojë veten

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, theksoi se qëllimi i oponentit të tij politik Zoran Zaev është të bëjë ndryshime në gjyqësor dhe të frikësojë gjykatësit, me qëllim që të mbrojë veten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e qartë, shihet edhe nga aeroplani se ideja është që të bëhet së pari frikësimi i gjykatësve, ndërsa në kokë ka disa ndryshime me qëllim që të mbrojë veten nga procedurat që janë ngritur ndaj tij. Nën maskën se dëshiron të bëjë reforma, ai dëshiron të frikësojë gjykatësit”, deklaroi Gruevski, i cili sot ishte në vizitë në Kratovë ku para 15 ditëve u lëshua në përdorim salla e re sportive në Shkollën Fillore “Koço Racin”.

Gruevski tha se, LSDM-ja ka histori të gjatë për siç tha, ndikime korruptive partiake në gjyqësi. Ai u shpreh se rizgjedhja e gjithë gjykatësve është e pamundur, për shkak se sipas Ligjit për gjykatës duhen 2/3 e votave të deputetëve./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Lajme
“Disa deputetë opozitarë do ta votojnë Qeverinë Kurti 3”, Kërçeli: VV afër marrëveshjes me NISMËN për ta votuar Haxhiun kryeparlamentare

“Disa deputetë opozitarë do ta votojnë Qeverinë Kurti 3”, Kërçeli: VV afër marrëveshjes me NISMËN për ta votuar Haxhiun kryeparlamentare

Politikë
Defilimi maturantëve serbë në veri, Sveçla: Kosova nuk lejon provokime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë

Defilimi maturantëve serbë në veri, Sveçla: Kosova nuk lejon provokime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë

Lajme
Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Dugolli: Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës është shumë demokratik

Lajme
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Lajme
Deputetët me

Deputetët me "duar në xhepa" angazhojnë asistentë personalë

Lajme
Kalo në kategori