LAJMI I FUNDIT:

Gruevski mendon të jep dorëheqje

Gruevski mendon të jep dorëheqje

Sipas informatave jozyrtare, Nikolla Gruevski ka një kohë që po mendon të jep dorëheqje nga posti kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Sipas burimeve të tyre, Gruevski veç më e ka sjellë vendimin e tij, por po mendohet vetëm për kohën se kur do ta zbulojë.


“Pas katastrofës në zgjedhjet lokale, Gruevski është nën presion të fuqishëm edhe nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, që të merr përgjegjësi për humbjen dhe të jep dorëheqje. Nisma për reforma të brendshme (Reformatorët) ka me muaj që po nxisin demokratizim të brendshëm të partisë dhe dorëheqje të tij. Reformatorët po marrin përkrahje të madhe nga kryesia e OBRM-PDUKM-së”, shkruan Civil./Telegrafi/