LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Edhe Lëvizja Besa e konfirmoi se Deklarata është bërë në Shqipëri (Video)

Gruevski: Edhe Lëvizja Besa e konfirmoi se Deklarata është bërë në Shqipëri (Video)

Nikolla Gruevski, mandatari që dështoi të bëjë qeverinë e re të Maqedonisë insiston që partitë shqiptare në Maqedoni kanë platformë politike nga Shqipëria, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Platforma e partive shqiptare është jo Kushtetuese pasi përmban kushte që i ka thurur një shtet tjetër nën mbështetjen e një kryeministri i shtetit tjetër, Edi Rama. Kjo dje është vërtetuar edhe nga një parti pjesmarrëse në këtë deklaratë, Lëvizja Besa e cila thotë se e gjithë idea dhe gjithë platforma ka qenë nën mbikëqyrje nga një shtet tjetër, Republika e Shqipërisë.” tha ish-kryeministri Nikolla Gruevski për televizionin shtetëror kroat HRT1. /Telegrafi/