LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Afrohet fillimi i fundit të agonisë që e krijoi LSDM

Gruevski: Afrohet fillimi i fundit të agonisë që e krijoi LSDM

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski vlerësoi se me deklarimin e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), se ka kushte për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 qershor, vendi ec para dhe afrohet fillimi i fundit të agonisë që e krijoi LSDM në këtë periudhë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Ky është një lajm i shkëlqyer. Lajm i shkëlqyer fillimisht është ai që kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski i shpalli zgjedhjet më 5 qershor dhe në këtë mënyrë vendi ec para, në këtë mënyrë afrohet fillimi i fundit të agonisë që e krijoi LSDM në këtë periudhë. Lajm i shkëlqyer është që edhe KSHZ gjeti forcë ta thotë atë që është e vërtetë, atë që praktikisht e prisnim të gjithë, që ekzistojnë kushte për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, ka thënë Gruevski në një intervistë për TVKanal5.


Për atë që kryetari i KSHZ, Aleksandar Çiçakovski nuk morri pjesë në votim, ai thotë se me siguri është ide e dikujt që pas zgjedhje të ketë arsye për ta njollos procesin e tërësishëm zgjedhor. Kjo, ka shtuar Gruevski, nuk është risi sepse LSDM edhe më parë e ka bërë këtë, kur ngjashëm ka vepruar Aleksandar Novakovski, si kryetar i KSHZ.

– Me përjashtim të LSDM dhe kryetarit të KSHZ, të gjithë anëtarët nga partitë tjera politike dhe dy anëtarët e pavarur të KSHZ votuan dhe njëzëri thanë se ekzistojnë kushte për organizim të zgjedhjeve më 5 qershor, ka deklaruar Gruevski./Telegrafi/