LAJMI I FUNDIT:

Gruda i PDK-së në mbrojtje të prokurorisë: Detyra e ministres Haxhiu t’i forcojë institucionet e drejtësisë e jo t’ua dëmtojë integritetin

Gruda i PDK-së në mbrojtje të prokurorisë:  Detyra e ministres Haxhiu t’i forcojë institucionet e drejtësisë e jo t’ua dëmtojë integritetin

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se është e habitshme të shohësh që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përsëri po e kritikon prokurorinë.

Gruda, përmes një postimi në Facebook, tha se janë disa pyetje themelore që duhet t’i bëhen Haxhiut sot, pasi sipas tij, ajo e ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë e jo të angazhohet çdo ditë për të dëmtuar integritetin e tyre.

“Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur?”, ka pyetur ai, transmeton Telegrafi.


Haxhiu hedh dyshime mbi Prokurorinë Speciale: Për çfarë dhe për kë po punon?
Lexo po ashtu Haxhiu hedh dyshime mbi Prokurorinë Speciale: Për çfarë dhe për kë po punon?

“A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme?”, tha Gruda.

Tutje, ai tha se Haxhiu duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa kritikë dhe identifikim i problemeve.

“Ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët”, tha ai.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një videoje të publikuar të enjten në llogarinë e saj në Facebook ka hedhur dyshime mbi punën e Prokurorisë Speciale.

Ajo ka folur për një pronë në Vushtrri që sipas saj i takon dikasterit që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori