LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu hedh dyshime mbi Prokurorinë Speciale: Për çfarë dhe për kë po punon?

Haxhiu hedh dyshime mbi Prokurorinë Speciale: Për çfarë dhe për kë po punon?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një videoje të publikuar të enjten në llogarinë e saj në Facebook ka hedhur dyshime mbi punën e Prokurorisë Speciale.

Ajo ka folur për një pronë në Vushtrri që sipas saj i takon dikasterit që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve.


Replika e kundër-replika, përplasen Albulena Haxhiu me Xhafer Tahirin për punimet në “Vicianum”
Lexo po ashtu Replika e kundër-replika, përplasen Albulena Haxhiu me Xhafer Tahirin për punimet në “Vicianum”

Haxhiu ka thënë se auditori i brendshëm i ministrisë ka gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese.

“Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka shkruar Haxhiu, duke akuzuar Prokurorinë e Shtetit se ka krijuar precedent të rrezikshëm, meqë nuk e ka konsideruar vepër penale rrënimin e objektit të ish-hotelit Vicianum.

Haxhiu ka thënë se në Prokurori dhe Polici kanë bërë edhe shumë denoncime të tjera, por që nuk është ndërmarrë asnjë veprim. /Telegrafi/