LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Proceset e Marrëveshjes së Ohrit kanë fillim, por nuk kanë fund

Grubi: Proceset e Marrëveshjes së Ohrit kanë fillim, por nuk kanë fund

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në panel diskutimin me temë ““Pas dy dekadave, a është Marrëveshja Kornizë e ngushtë për një shoqëri plotësisht të hapur të barabartë?”, e organizuar nga ana e Universitetit të Europës Juglindore në kuadër të programit të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në fjalimin e tij, Grubi potencoi rolin e jashtëzakonshëm të Universitetit të Europës Juglindore që nga themelimi i tij me kuadrot që i ka dhënë vendit në implementimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit për sigurimin e barazisë dhe të drejtës së arsimit sipëror në gjuhën amtare duke e cilësuar edhe si gardianë të saj të pashtershëm të kapaciteteve njerëzore dhe shkencore për jetësmin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.


“Vërtetë sot po shënojmë 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, por marrëveshja vet nuk është një ngjarje në vet dhe e izoluar, është nje proces që ka fillim por nuk ka fund. Pikërisht ky jubile i sotëm është dhe rasti më i mirë për të shprehur një mirënjohje institucionale, kolektive dhe personale ndaj të gjithë burrave dhe grave të cilët e filluan këtë proces që në vitin 1991 dhe për një dekadë të tërë bënë përpjekje të njëpasnjëshme për barazi, bashkë edhe me ato burra e gra të cilët e përshpejtuan procesin në vitin 2001 dhe rrjedhimisht e miratuan pjesën normative të procesit të quajtur marrëveshje paqësore të Ohrit gjer tek kolegët e mi të sotëm, bashkë me të cilët kemi detyrimin për zbatimin e saj dhe të mos ndalemi për asnjë
çast të vetëm duke e avansuar atë barazi në të gjitha fushat e jetës”, deklaroi Grubi.