LAJMI I FUNDIT:

Gruaja turke e paralizuar nga një sëmundje neurologjike, shkruan libër me lëvizjen e syve

Gruaja turke e paralizuar nga një sëmundje neurologjike, shkruan libër me lëvizjen e syve

Një grua e re turke që vuan nga një sëmundje e rëndë neurologjike, që pamundëson për të lëvizur pjesën më të madhe të trupit, ka shkruar një libër duke përdorur vetëm sytë e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ozlem Ozalkan, 38-vjeçare, u dërgua në spital 13 vjet më parë për shkak të humbjes së fuqisë në duar dhe u diagnostikua me sklerozë anësore amiotrofike, ose ALS, e cila është një sëmundje neuormuskulare që rezulton në humbjen progresive të neuroneve motorike që kontrollojnë muskujt.


Ozalkan mund të shohë, të dëgjojë dhe të mendojë si zakonisht, por nuk mund të lëvizë trupin e saj dhe mund të komunikojë vetëm përmes lëvizjes së syve.

Kjo është mënyra se si ajo shkroi librin e saj të parë të titulluar “Life without a body”, apo “Të jetosh pa trup”.

“Ky nuk është një libër i shkruar për 5-6 muaj, por një libër që i mori asaj rreth tre vjet. Pra, është sikur një milingonë që ndërton shtëpinë e saj duke lëvizur materiale nga një vend në tjetrin. Është mrekulli, një magji”, thotë vëllai i saj, Besir Ozalkan. /Telegrafi/