LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Gjermania që ia la fqinjëve 6.2 milionë euro pasuri

Gruaja nga Gjermania që ia la fqinjëve 6.2 milionë euro pasuri

Banorët e një komuniteti në pjesën qendrore të Gjermanisë në mënyrë të befasishme u bënë “pronarë” të dhjetëra pronave që kapin vlerën e 6.2 milionë eurove – e gjitha ndodhi pas vdekjes së fqinjëve të moshuar, shkruan CNN.

Renate Wedel që jetoi nga vitit 1975 në distriktin Weiperfelden të Waldolms së bashku me bashkëshortin Alfred Wedel, i kanë lënë prona të shumta distriktit që përbëhet nga gjashtë fshatra, transmeton Telegrafi.


Alfred i cili ishte i “suksesshëm dhe aktiv” në tregun e bursave, ndërroi jetë në vitin 2014, kurse Renate që jetoi më pas në një shtëpi të pleqve në Frankfurt, ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar në moshën 81-vjeçare.

E në prill të këtij viti, zyrtarë të këtij distrikti njoftuan se pronat, paratë në xhirollogaritë bankare dhe aksionet e saj i mbetën distriktit ku ajo jetoi.

E ky lajm fillimisht habiti zyrtarët e vendit duke iu dukur e pamundur, pasi motra e saj e cila njëherit kishte vdekur para saj dhe ishte kujdesur për të ishte personi i vetëm që i kishte mbetur në familje.

Duke marrë parasysh që trashëgimtarë familjar nuk kishte, më vonë u konstatua që të gjitha i trashëgoi komuna, e shumë banorë të saj ia panë “hairin” atyre.

Madje thonë se do të kujdesen për to siç është më së miri, me qëllim që ta nderojnë emrin e saj dhe të bashkëshortit. E paratë në bankë planifikojnë t’i investojnë për shtigje të çiklistëve, kopshte për fëmijë, pishina dhe objekte tjera ku do të argëtoheshin të rinjtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori