Një grua nga Kalifornia ka shpenzuar rreth 27.000 dollarë për të mbuluar tërë trupin e saj me tatuazhe- ajo tani ka në plan të bëjë tatuazh tërë fytyrën e saj, hapësira e fundit e pastër në trupin e saj.

Nëse keni bërë një tatuazh, ju jeni të njohur me ndjenjën pas tatuazhit: ju jeni aq i dashuruar me bojën saqë filloni të planifikoni një tjetër.

Shumica e njerëzve e duan përvojën e tyre të tatuazheve dhe mezi presin të realizojnë një të ardhmen. Kjo dëshirë ushqehet nga nxitimi i adrenalinës dhe endorfinës që ata ndiejnë gjatë procedurës.

Një grua 32-vjeçare nga Kalifornia ishte aq e apasionuar pas bojës, saqë e ka mbuluar tërë trupin e saj me tatuazhe! Në tri vitet e fundit, Julia Nuno ka kaluar 234 orë duke bërë tatuazhe fjalë për fjalë kudo në trupin e saj. Julia punon si kujdestare rezidenciale dhe bëri tatuazhin e saj të parë kur ishte 18 vjeç.

Megjithatë, në vitet e fundit, ajo ka shpenzuar një pasuri të tërë deri më tani për të bërë tatuazhe nga koka te këmbët. Varësia e saj ndaj tatuazheve shqetëson shumë familjen e saj, por ajo nuk ka ndërmend të ndalet. Hapi i saj i ardhshëm është të bëjë tatuazh tërë fytyrën e saj, e cila është e vetmja pikë në trupin e saj që mbeti e pastër. Ajo do të bëjë lule gjeometrike.

Ajo tha: “Më ka marrë mjaft kohë, fillova të bëja tatuazhe sapo mbusha moshën madhore. Gjatë viteve të fundit kam shkuar vazhdimisht. Unë fillova e vogël me një lule hibiskus në gjoksin tim, por përfundoi duke u rritur. Nuk kisha ndërmend të mbulohesha, por pastaj thjesht vendosa të shkoj deri në fund. Tani nuk mund të ndalem”.

Në tri vitet e fundit, ajo ka kaluar shumë orë çdo javë duke shtuar tatuazhe të reja në konceptin e saj të bojës.

Ajo shpjegon se në shumicën e rasteve, ajo i lë artistët të zgjedhin modelin dhe shton: “Për një kohë të gjatë i thashë vetes dhe njerëzve të tjerë se nuk do ta rruaja kurrë kokën për ta bërë tatuazh, thosha” kjo është çmenduri”. Por kur mbarova hapësirën në trupin tim, ishte pjesa tjetër e dukshme”.

Pavarësisht se familja e saj shqetësohej rëndë për të, ajo kurrë nuk ka dashur të ndalet. Ajo thotë se tatuazhet e saj të shumta shqetësojnë “disa nga familja e saj”, por njerëzit me të cilët punon e kuptojnë. /Telegrafi/