Masa e nervozuar ka përzënë një dhëndër nga Pakistani dhe atë pikërisht në dasmën e tij, pasi ishte shfaqur në sallë gruaja e tij e parë, duke njoftuar nusen se ai tashmë është i martuar dhe atë jo me një por me dy gra.
Të zhgënjyer me atë çfarë dëgjuan dhe panë, masa filluan ta godasin Asif Rafik Sidiki, 30-vjeç, të cilit ia shqyen këmishën dhe pantallonat, kurse për t’i shpëtuar më të keqes ai në fund ishte fshehur nën një autobus, transmeton Telegrafi.
Asifin fillimisht e kishte shpëtuar policia, kurse një grup kalimtarë të rastit siç raporton BBC janë dëgjuar duke bërtitur se poligamia është legal në Pakistan.
Megjithatë edhe pse një mashkull mund të ketë deri në katër gra, ai duhet ta merr bekimin e grave tjera para se të martohet me një tjetër. E duket se Asif nuk e kishte respektuar këtë kërkesë, pasi që nusja e tij e re dhe familjarët e saj për këtë kishin dëgjuar për herë të parë në sallën ku po zhvillohej dasma – më saktësisht në Karaçi ku u shfaq gruaja e nervozuar.
“Çfarë nuk është në rregull, motër”, dëgjohet duke thënë një i afërm i nuses brenda sallës.
Gruaja Madiha Sidiki që ishte shfaqur në dasmë së bashku me të birin, nuk humbi kohë dhe menjëherë ua shpjegoi për çfarë bëhej fjalë.
“Ai është burri im dhe babai i këtij fëmiu. Më tha se po shkon në Haiderabad për tre ditë”, tha Madiha.
E familjarët e mbledhur menjëherë e futën në një dhomë të vogël për të sqaruar gjithçka, me qëllim që t’i shpjegojë të gjitha dilemat që i kishin dasmorët.
“Kjo është kunata dhe vjehrra ime, e ai më ka thënë se ajo është e sëmurë dhe se duhet ta dërgojë te mjeku për trajtim”, shtoi Madiha para të pranishmëve, para se ta drejtonte gishtin në drejtim të nuses.
“A e di se ai është burri im? As që ka menduar për këtë fëmijë të pafajshëm”, dëgjohet duke thënë ajo e nervozuar.
Madiha pranoi se ishte martuar me Asifin në vitin 2016, pasi u njohën në universitetin Urdu në Karaçi, ku ai asokohe punonte atje. Më pas zbuloi se ai ishte martuar tinëzisht me gruan e dytë – Zehra Ashraf, mësuesen e femrave Xhinah në Karaçi gjatë vitit 2018. Për këtë martesë, Madiha e kishte kuptuar përmes letrave që Zehra ai kishte dërguar. Madiha gjithashtu tha se Asif fillimisht kishte mohuar se ka tjetër grua, por që më vonë e kishte pranuar.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas, e policia që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes ka deklaruar për BBC së familjarët e nuses kishin sulmuar Asifin, duke ia shqyer rrobat dhe rrahur brutalisht sa që e gjithë fytyra i është mavijosur.
Asifin e kishin shpëtuar policia duke e dërguar në stacionin policor, por familjarët e nuses e kishin përcjellë dhe pritur që të dalë jashtë. Ata i janë vërsulur sërish me të dalë nga stacioni policor, duke u detyruar të ikë dhe të futet nën një autobus.
Në videon e incidentit dëgjohet si e kërcënojnë dhe i bëjnë thirrje që të del përndryshe do t’i vënë flakën autobusit. Megjithatë pasi mori guximin të del, një grup i kalimtarëve të rastit i kanë dalë në ndihmë.
Rao Nazim, shef i stacionit të policisë ka thënë për BBC se nuk është ngritur ndonjë padi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t’i gjente një ‘shtëpi të re’
Intervistoi 90 persona për 55 orë – gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre